Për Ne · Portal Pune LLC
Që nga viti 2008, pranë talentit dhe punëdhënësve
Portal Pune nisi më 1 maj 2008 për t’i afruar punëkërkuesit me informacionin për vende pune dhe punëdhënësit me kandidatët e përshtatshëm. Panairi Virtual Kombëtar i Punësimit është pjesë e Portal Pune LLC dhe e sjell këtë mision në një takim online për Kosovën dhe Shqipërinë, më 14–15 dhjetor 2026.
01
Misioni ynë
Të lidhim punëkërkuesit me punëdhënësit dhe ta bëjmë informacionin për mundësitë e punësimit më të qasshëm.
02
Vizioni ynë
Një treg pune ku talenti dhe mundësitë takohen përmes informacionit të qartë dhe lidhjeve profesionale.
03
Vlerat tona
Besim, respekt, integritet, angazhim, profesionalizëm dhe shërbim.
04
Një panair, dy vende
Punëkërkues e punëdhënës nga Kosova dhe Shqipëria takohen online, pa udhëtim dhe pa pagesë regjistrimi për punëkërkuesit.