Metoda më inovative për gjetje të punës

A po kërkoni punën që ju e dëshironi, atëherë regjistrohuni në Panairin Kombëtar Virtual të Punësimit 2017, i cili do të mbahet më 12,13 dhe 14 Dhjetor 2017 nga ora 9:00-16:30.

Duke u regjistruar për këtë ngjarje të punësimit ju do të:

Zbuloni mundësi të reja të punësimit nga punëdhënësit kryesorë që janë të etur të punësojnë njerëz si ju!

Lidhu drejtpërdrejt me rekrutuesit përmes bisedave online, metodë më e lehtë dhe më efektive sesa goditja e butonit 'Aplikoni Tani'.

Ndërtoni rrjetin tuaj duke vazhduar bisedat me rekruterët edhe pas përfundimit të ngjarjes.

Kush duhet të marrë pjesë

Profesionistët që kërkojnë mundësi të reja karriere

Studentët që janë të gatshëm të fillojnë karrierën e tyre

Profesionistë që duan të mësojnë më shumë rreth mundësive për avancim

Si fuksionon

Gjatë panairit të punësimit, do të shihni se cilët punëdhënës kërkojnë të punësojnë, mundësitë specifike të disponueshme nga secili punëdhënës dhe informacione mbi çdo punëdhënës. Zgjidhni cilët punëdhënës po kërkojnë staf dhe pastaj të angazhoheni për një bisedë ball për ball me një përfaqësues të kompanisë. Ju mund të ndani eksperiencën tuaj personale, shkollimin tuaj dhe të bëni pyetje. Pas çdo interviste, mund të zgjidhni punëdhënës të tjerë për të biseduar dhe për të marrë informacione të tjera.

Si funksinon paniri virtual?


Vizitoni virtualisht Kompanitë pjesëmarrëse. Qasuni dhe komunikoni drejtpërsëdrejti duke klikuar në Shtandin që ju intereson. Mund të lëvizni në anën e majtë dhe të djathtë për të vizituar shtandet e kompanive.

Vizito një shtand për të parë informacionin e përbashkët nga ekspozuesit ose sponsorët. Ekzistojnë butona të ndryshme navigimit që ju drejtojnë në faqe të ndryshme të internetit. Për të nisur një bisedë të drejtpërdrejtë chat, klikoni në butonin Chat.

Për çdo ndihmë gjatë aktivitetit, vizitoni Networking Lounge dhe hyni në sallën e bisedës për asistencë në kohë reale për çdo çështje teknike ose navigimi.